Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MONOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT let., teatër., kinem. 1. Kuvendimi i një personazhi me vetveten ose që u drejtohet dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje teatrale, në një film etj.); pjesë dramatike që përmban një kuvendim të tillë me vetveten; kund. dialog. Monolog lirik. Recitoi një monolog. Monologu i Hamletit.
2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si mjet artistik që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare. Monolog i brendshëm. Shfrytëzon shumë monologun (në një vepër).
MONOLOGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Të bërët monolog. Monologimi me veten. Monologimi i personazhit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONOLOGJÍK,~E mb., let., teatër., kinem. Që lidhet me monologun, që i përket monologut, i monologut; që bëhet me anë të një monologu. Reagimi monologjik i poetit. Të folurit monolo…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONOLOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR let., teatër., kinem., jokal. Bëj monolog. Monologon mes reales dhe iluzionit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë