Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MONITORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur monitoroj dikë ose diçka ose kur monitorohem. Merret me mbikëqyrjen dhe monitorimin e projektit. Monitorimi i tensionit të gjakut. Monitorim biologjik (lat. Monitoratio biolgica) proces i kontrollit ose i vëzhgimit të ndryshimeve që ndodhin në një habitat gjatë kohës duke shënuar numrin e specieve, përbërjen dhe shpërndarjen e tyre.
MONITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj. Pajisje që pranon sinjale video apo audio nga një kompjuter dhe e shfaq informacionin dhe pamjet në ekran.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MONITOR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MONITORÓJ. Ishte i gatshëm të monitorohej në të gjithë aktivitetin e vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vëzhgoj dhe kontrolloj sistematikisht përparimin, cilësinë e diçkaje ose shëndetin e dikujt gjatë një periudhe të caktuar kohe. Aparat që monitoron…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚAR (i, e) mb. Që është monitoruar; që monitorohet; kund. i pamonitoruar. Tuneli ishte i monitoruar njëzet e katër orë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚES,~E mb. Që monitoron dikë ose diçka. Institucioni monitorues. Bordi monitorues. Mekanizma të pavarur monitorues. Roli monitorues i Kuvendit ndaj qeverisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që monitoron dikë ose diçka. Grupi i monitoruesve të projektit.2. Aparat ose pajisje që përdoret për të monitoruar dikë apo diçka. Monitoruesi i t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që monitoron dikë ose diçka. Monitoruesja kryesore për dhunën me bazë gjinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i monitorueshëm; aftësia për të monitoruar dikë a diçka. Stabiliteti dhe monitorueshmëria e pandemisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MONITORÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të monitorohet; kund. i pamonitorueshëm. Integrimi matet dhe bëhet i monitorueshëm. Të gjitha këto janë lehtësisht të monitorueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë