Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MOLÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr nga një tjetër një sëmundje ngjitëse; marr mikrobe, infektohem; vet. v. III ndyhet me fëlliqësira, me gjëra që kanë mikrobe etj. I larguan fëmijët që të mos molepseshin. U moleps i gjithë vendi. U molepsën rëndë.
2. fig., vetv. Marr nga një tjetër vese, të meta a diçka të dëmshme; infektohem. Iu moleps ndërgjegjja.
3. pës. e MOLÉPS.
✱Sin.: infektohem, fëlliqem, ndyhem, korruptohem, prishem, ndikohem.
MOLÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. I ngjit dikujt një sëmundje; përhap mikrobe tek të tjerët a në një mjedis të caktuar; ndyj me fëlliqësira, me gjëra që kanë mikrobe etj.; infektoj. Ia molepsi plagën. Molepsi ajrin (tokën, mjedisin, ujin, lumin). E molepsi rëndë (keq). Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.).
2. fig. Bëj që dikush të marrë vese, të ketë të meta e shfaqje të dëmshme etj.; infektoj. I molepsi me veset e tij. Ua molepsi mendjen. Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. (fj. u.).
✱Sin.: infektoj, fëlliq, ndyj, korruptoj, ndikoj, prish.
MOLÉPS vep., ~A, ~UR kal. 1. I ngjit dikujt një sëmundje; përhap mikrobe tek të tjerët a në një mjedis të caktuar; ndyj me fëlliqësira, me gjëra që kanë mikrobe etj.; infektoj. Ia …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOLÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Infektim me mikrobe a viruse, sëmurje nga një mikrob i marrë nga dikush tjetër. Molepsja e njerëzve (e bimëve, e kafshëve, e vendit, e mjedisit). Mol…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOLÉPSUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë një sëmundje nga një tjetër, që ka marrë mikrobe, që është molepsur. Kafshë e molepsur. Ujëra të molepsura. Ajër (mjedis) i molepsur me baktere (…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOLÉPSËS,~E mb. Që të moleps, ngjitës (për sëmundje etj.). Sëmundje molepsëse. Gënjeshtra molepsëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë