Fjalori
MOHIM

MOHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur mohoj dikë ose diçka ose kur mohohem. Mohimi i fjalëve (i së vërtetës). Mohimi i së drejtës për të folur.
2. Shprehja e mospranimit a e kundërshtimit të diçkaje, e mospajtimit me diçka etj.; kund. pohim. Tundi kokënshenjë mohimi dhe ky mohim ishte i pakundërshtueshëm. Foli me frymë mohimi.
3. Mishërimi i së kundërtës së diçkaje, i mospranimit a i përjashtimit të saj; kund. pohim, pranim. Mohimi i vlerave të një artisti.
4. filoz. Hedhja poshtë e një të vërtete, e një doktrine etj. Mohimi i ekzistencësjetëspërtejme.
5. psikol. Mekanizëm i pandërgjegjshëm i mbrojtjeszhvillohet te njeriu gjatë jetës dhekarakterizohet nga refuzimi për të pranuar realitete, mendime a ndjenjadhimbshme. Jetonmohim.
Sin.: moh, çnjohje, braktisje, mospranim, mosaprovim, mosmiratim, mospajtim, kundërshtim nihilizëm.


Rezultate të ngjashme

MOHIMTÁR,~E mb. Që mohon diçka a dikë, mohues. Kritikë mohimtare. Gjuhë mohimtare. Statuti ishte mohimtar në disa nene.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOHIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mohon diçka a dikë, mohues. Nuk pres gjë nga mohimtari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.