Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MODIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndryshoj trajtën e diçkaje pa ia ndërruar thelbin, natyrën ose ndërtimin themelor, i bëj ndryshime të pjesshme për ta përmirësuar ose për ta bërë të përshtatshëm për një qëllim tjetër, e përshtat. E modifikuan një ndërtesë. Modifikuan makinën (motorin, tornon). Modifikoi një vegël.
2. E ndryshoj plotësisht, e shndërroj, e transformoj. Modifikoj një ide (propozim, studim). Modifikuan gjenet.
✱Sin.: ndryshoj, përshtat, shndërroj, transformoj.
MODIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ndryshim i pjesshëm ose i plotë i diçkaje. Modifikim i vogël (i pjesshëm). Modifikimi i pompave (i motorit). Modifikim gjenetik alternime dhe rikombinim…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MODIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. biol., vetv. Pëson ndryshime gjenetike. Qeliza që modifikohen përmes një procesi të njohur për shkencën.2. pës. e MODIFIKÓJ. Fur…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKÚAR (i, e) mb. Që është modifikuar. Makinë e modifikuar. Bimë të modifikuar gjenetikisht. Organizma të modifikuara gjenetikisht (shkurt. OMGJ).✱Sin.: i përshtatur, i ndryshu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKÚES,~E mb. Që shërben për të modifikuar diçka, që modifikon diçka, që bën një modifikim. Luan rol modifikues. Enzimë modifikuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që modifikon ose që ka aftësinë të modifikojë diçka. Modifikuesit më të mirë të zërit në inteligjencën artificiale. Zhvilloj terapi modifikuese të sj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që modifikon ose që ka aftësinë të modifikojë diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKUESHMËRÍ,~A f. Aftësia ose vetia për të qenë i ndryshueshëm pjesërisht ose plotësisht; mundësia për të qenë i modifikueshëm. Modifikueshmëria e rrjeteve themelore të një go…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të modifikohet. Është një projekt i hapur dhe i modifikueshëm.✱Sin.: i ndryshueshëm, i shndërrueshëm, i transformueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë