Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MODÉRN,~E mb. 1. Që ka të bëjë me epokën ose me kohën tonë, që i përket kohës sonë, i kohës sonë, i kohës së sotme, bashkëkohor; i ri. Koha (epoka) moderne. Historia moderne.
2. Që është ndërtuar a është prodhuar sipas fjalës së fundit të teknikës e të shkencës; që është i tipit më të ri dhe u përgjigjet kërkesave të kohës; i ri; kund. i vjetër. Teknologji moderne. Fabrikë (uzinë) moderne. Qytet modern. Makina moderne. Zgjua modern. Armë moderne. Ushtri moderne.
3. Që ka tiparet me të përparuara të kohës a të epokës sonë, që përfaqëson të renë. Pikëpamje moderne. Shkollë moderne.
4. iron. Që përfaqëson prirjet më të fundit të modës a të sjelljes; që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri modern. Veshje moderne. Në mënyrë moderne.
MODERNÍST,~E mb., libr. Që ka të bëjë me modernizmin; që mbështetet në modernizmin; që mendon e vepron sipas modernizmit; që e paraqit realitetin nga pozitat e modernizmit. Teknika…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar, pasues i modernizmit. Nuk donte t’ua prishte qejfin modernistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ithtare, pasuese e modernizmit. Përshkrimi i modernistes sipas autorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNÍTET,~I m. sh. ~E, ~ET Prirje për t’u përshtatur me idetë dhe nevojat më të përparuara të progresi në nivel kulturor, shoqëror etj.; diçka moderne. Në këtë qytet historia dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pajisje me tipare, shprehi, procedura e teknologji moderne karakteristike për kohën në të cilën jetoj; situatë në të cilën modernizoj dikë a diçka ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MODERNIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr tipare të reja të kohës a të epokës në të cilën jetoj, pajisem me teknologji moderne. Është bërë punë e lavdërueshme për t’u mod…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përsos diçka në mënyrë të tillë që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të kohës së sotme, e pajis me mjete moderne të teknologjisë, e bëj modern…
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë modern, që është modernizuar; kund. i pamodernizuar. Qyteti është modernizuar. Ofroj shërbime publike të modernizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNIZÚES,~E mb. Që e bën modern dikë a diçka, që e modernizon. U cilësua si njeri vizionar dhe modernizues. Paraqes një projekt modernizues. Bëj reforma modernizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MODERNÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. art., let., vet. nj. Largim i qëllimshëm nga tradita dhe përdorim i vetëdijshëm i formave të reja të shprehjes që dallojnë shumë rryma dhe drejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë