Fjalori
MOBILIZUAR

MOBILIZÚAR (i, e) mb. 1. usht. është thirrur nën armë kur vendi ndodhetrrezik (për shtetasit); që është marrë ose është futurpunë për nevojangutshme ushtarake e të mbrojtjes, që është vënëshërbimushtrisë (për sende e mjete); që është vënëgatishmëri luftarake (për ushtrinë e mjetet e saj); kund. i çmobilizuar. Moshat e mobilizuara. Mjete të mobilizuara.
2. Që ka përqendruargjitha forcat trupore e mendore dhe është i gatshëmbëjë përpjekjejashtëzakonshme për ta kryer një punë sa më shpejt e sa më mirë. Rini e mobilizuar. Kolektiv i mobilizuar.

MOBILIZUAR

MOBILIZÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) usht. Ai që është thirrur nën armë pas shpalljes së mobilizimit, ai që është mobilizuar. Rreshtimi i të mobilizuarve.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MOBILIZOJ
MOBILIZOJ

MOBILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Thërras nën armë shtetasit kur vendi ndodhetrrezik, shpall mobilizimin; vë në gatishmëriplotë luftarakegjitha forcat e mjetet ushtarakevendit për t’u mbrojturrast agresioni. Mobilizuan ushtrinë.
2. Ngre peshë njerëzit, i frymëzoj, i nxit e i organizoj që t’i përvishen një pune me të gjitha forcat e mundësitë për ta kryer sa më shpejt e sa më mirë. Mobilizuan nxënësit (rininë, kolektivin, klasën, banorët).


Rezultate të ngjashme

MOBÍLI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Orendi shtëpie a zyre, zakonisht prej druri (karrige, tryezë, raft, varëse rrobash etj.), që mund ta lëvizim lehtë nga një vend në një tjetër. Mobilie të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtër a punëtor i përgatitur që merret me punimin e mobilieve. Mobilier i ri (i zoti). Kurs për mobilierë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjeshtre që merret me punimin e mobilieve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. përmb. Tërësia e mobilieve të një shtëpie, të një zyre etj., mobiliet. Fabrika (punishtja) e mobilierisë. Dyqani i mobilierisë. E pajisën me mobilieri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pajisja me mobilie e një shtëpie, zyre etj. Mobilimi i dhomës (i zyrës, i shkollës). Mobilim i plotë (i pjesshëm). Bëj mobilimin e shtëpisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëvizje e njerëzve nga një vend të tjetrin, lëvizshmëri. Mobiliteti i fuqisë punëtore.2. Lëvizje e personave nga një institucion i një vendi në insti…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur mobilizoj shtetasit a njerëzit; veprimi dhe gjendja kur mobilizohem; kund. çmobilizim. Mobilizim i përgjithshëm (i jashtëzakonsh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MOBILIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Tregohem i gatshëm, përqendroj të gjitha forcat trupore e mendore dhe bëj përpjekje të jashtëzakonshme për ta kryer një punë sa më shp…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Thërras nën armë shtetasit kur vendi ndodhet në rrezik, shpall mobilizimin; vë në gatishmëri të plotë luftarake të gjitha forcat e mjetet …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MOBILIZÚES,~E mb. Që të mobilizon, të nxit për arritje sa më të mëdha; kund. çmobilizues. Thirrje (frymë, forcë, parullë) mobilizuese. Plan mobilizues. Detyrë (normë) mobilizuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.