Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MOBÍLI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Orendi shtëpie a zyre, zakonisht prej druri (karrige, tryezë, raft, varëse rrobash etj.), që mund ta lëvizim lehtë nga një vend në një tjetër. Mobilie të…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtër a punëtor i përgatitur që merret me punimin e mobilieve. Mobilier i ri (i zoti). Kurs për mobilierë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjeshtre që merret me punimin e mobilieve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. përmb. Tërësia e mobilieve të një shtëpie, të një zyre etj., mobiliet. Fabrika (punishtja) e mobilierisë. Dyqani i mobilierisë. E pajisën me mobilieri…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëvizje e njerëzve nga një vend të tjetrin, lëvizshmëri. Mobiliteti i fuqisë punëtore.2. Lëvizje e personave nga një institucion i një vendi në insti…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur mobilizoj shtetasit a njerëzit; veprimi dhe gjendja kur mobilizohem; kund. çmobilizim. Mobilizim i përgjithshëm (i jashtëzakonsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Thërras nën armë shtetasit kur vendi ndodhet në rrezik, shpall mobilizimin; vë në gatishmëri të plotë luftarake të gjitha forcat e mjetet …
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIZÚAR (i, e) mb. 1. usht. Që është thirrur nën armë kur vendi ndodhet në rrezik (për shtetasit); që është marrë ose është futur në punë për nevoja të ngutshme ushtarake e të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIZÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) usht. Ai që është thirrur nën armë pas shpalljes së mobilizimit, ai që është mobilizuar. Rreshtimi i të mobilizuarve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MOBILIZÚES,~E mb. Që të mobilizon, të nxit për arritje sa më të mëdha; kund. çmobilizues. Thirrje (frymë, forcë, parullë) mobilizuese. Plan mobilizues. Detyrë (normë) mobilizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë