Fjalori


Rezultate të ngjashme

MLLEFÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të mbledhë mëri, e bëj të zemërohet shumë, e mbush me mllef. Humbjet që pësoi e mllefosën shumë.2. Nxjerr a shfrej mllefin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MLLEFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbushem me mllef. U mllefos nga xhelozia ndaj saj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MLLEFÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje e dikujt me mllef. Kishte mllefosje brenda tyre për këtë shkak.2. Zbrazja e mllefit nga dikush. Mllefosja në kufi ishte banale, inati kalont…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MLLEFÓSUR (i, e) mb. Që është mbushur me mllef, që është mllefosur. Çirrej i mllefosur. Dukej mjaft i mllefosur. Pa një zonjë të mllefosur. Dëgjoi një zë të mllefosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MLLEFQÁR,~E mb. Që mban shumë mllef, që e ruan mllefin për një kohë të gjatë, inatçor. Njeri mllefqar. Zemra nuk është e pastër nëse është mllefqare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MLLEFQÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka mllef, inatçi. Mllefqar i madh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MLLEFQÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka mllef, inatçore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.