Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Punëtor që mjel bagëtitë. Para se të fillojë mjeljen mjelësi duhet të lajë duart me ujë dhe sapun.
2. Aparat që përdoret për të mjelë kafshët, mjelëse.
3. Ai që i merr helmin gjarpërinjve dhe e mbledh për ta përdorur për qëllime të caktuara. Mjelësi i helmit të gjarpërinjve.
4. Ai që shfrytëzon punën, mundin dhe pasurinë e dikujt tjetër për përfitime personale. Kryetari ishte mjelës i mençur.
MJÉLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore që mjel bagëtitë. Mjelëse lopësh (delesh, dhish). Brigada e mjelëseve. Kurs për mjelëse.2. Makinë mjelëse. Mjelëse mekanike (elektrike).3. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë