Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJEL vep., MÓLA, MJÉLË kal. 1. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin. Mjel lopën (delet, dhitë).
2. fig. Ia ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë, mallin ose pasurinë që ka; shfrytëzoj punën, mundin e pasurinë e dikujt për të nxjerrë përfitime për vete, zhvat. E moli mirë.
♦ Mjel (edhe) *morrin (dikush) iron. Mjel në *shoshë e mbledh në astragaç (dikush) iron. Mjel *shterpat (dikush) tall.
MJÉLËS,~E mb. 1. vet. f. Që jep qumësht, që mbahet për qumësht, që milet, pëlle. Lopë (dele, dhi) mjelëse.2. Që përdoret për të mjelë bagëtinë. Makinë mjelëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Punëtor që mjel bagëtitë. Para se të fillojë mjeljen mjelësi duhet të lajë duart me ujë dhe sapun.2. Aparat që përdoret për të mjelë kafshët, mjelëse.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore që mjel bagëtitë. Mjelëse lopësh (delesh, dhish). Brigada e mjelëseve. Kurs për mjelëse.2. Makinë mjelëse. Mjelëse mekanike (elektrike).3. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEL vep., MÓLA, MJÉLË kal. 1. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin. Mjel lopën (delet, dhitë).2. fig. Ia ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë, mallin ose…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë e drunjtë në formë cilindrike që përdoret për të mbajtur qumështin kur mjelim bagëtinë; vedër. Mjelcë druri. Një mjelcë me qumësht. Laj (pastroj) mjel…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mjel ose kur milet (për lopët, delet etj.). Mjelja e lopëve (e dhenve). Mjelje me dorë (me makinë).2. përmb. Dhen e dhi që milen, dhen a dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJELLÁZ/Ë,~A f. Borë e imët si miell, që mund ta ngrejë era në ajër. Ra një mjellazë. U ngrit mjellaza përpjetë. Mjellaza e borës krikëllonte ndërsa shkelej nga çizmet prej lëkure.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉLLM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Cygnus olor) Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendë zakonisht të bardha e të shkëlqyeshme si bora…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJELM,~I m. sh. ~E, ~ET Thithi i gjirit të bagëtive; maja e sisës, thith; gjiri.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJELÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjelcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë