Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJEKËRDÉNDUR,~I m. sh. ~, ~IT Burrë a djalë mjekërdendur. Atë që mjekërdenduri s’e sheh dot në shtëpi, qoses i shfaqen një e nga një.
MJÉK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekër të dalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRBÓRË mb. Që i ka qimet e mjekrës të bardha si bora; mjekërbardhë. Iku plaku mjekërborë.✱Sin.: mjekërbardhë, mjekërthinjur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRBÚTË mb. 1. Që e ka pjesën e poshtme të fytyrës të rrumbullakët e të butë (zakonisht për gratë). Moj e mira mjekërbutë, breg më breg kërcen si sutë! (kr. pop.)2. Që i ka qime…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRCJÁP mb., tall. Që e ka mjekrën të gjatë, të rrallë e me majë si të cjapit. Aktor mjekërcjap. Gallof mjekërcjap. Prift (hoxhë) mjekërcjap.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËR/CJÁP,~I m. sh. ~CJÉP, ~CJÉPTË Burrë a djalë që e ka mjekrën si cjap. Si e kishte emrin ky mjekërcjapi? I biri i mjekërcjapit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRKÚQ mb. Që i ka qimet e mjekrës në ngjyrë të kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRPÓP mb. Mjekërprift.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRQÉN mb., keq. Që e ka mjekrën si qen. Veziri mjekërqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRZÍ mb. Që i ka qimet e mjekrës të zeza. Burrë mjekërzi. Shofer mjekërzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRZÍ,~U m. sh. ~NJ,~NJTË Burrë a djalë me mjekër të zezë. Pirati famëkeq njihej si Mjekërziu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë