Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJÉK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekër të dalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekrën në tryezë.
2. përmb. Qimet që dalin në këtë pjesë të fytyrës dhe anës faqeve (te burrat). Me mjekër të gjatë (të rrallë, të dendur). Qimet e mjekrës. Plak me mjekër. Rroi mjekrën. Ia shkuli mjekrën. Fërkoi mjekrën. Vetëm mjekra e qoses nuk rregullohet. (fj. u.). Çdo gjë ka gjetur karar, vetëm mjekrës së qoses nuk i është gjetur çareja. (fj. u.). Kush ka mjekër, mban edhe krehër. (fj. u.).
3. Tufa e qimeve të gjata që kanë disa kafshë në nofullën ose në pjesën e poshtme të turirit. Mjekra e cjapit.
4. Çekja e sëpatës, e sqeparit etj.
♦ Kur t’i bëhet mjekra qoses shak. kurrë, asnjëherë; kur të bëhet deti kos; kur të bëhet grerëza bletë; kur të bëhet laraska bilbil. U bëfsh *plak me mjekër! ur. Më doli mjekra kam një kohë të gjatë që po pres dikë a diçka; u mërzita duke shpresuar për diçka; më dolën thinjat; më dolën qimet e bardha; m’u zgjatën veshët; më ka dalë (më ka mbirë) bari (në faqe). Po më digjet mjekra jam në gjendje shumë të vështirë, jam në hall të madh për diçka e s’di si t’ia bëj; po më luan mendja (e kokës). I dridhet mjekra (dikujt) shihi dridhet buza (dikujt). Fërkon mjekrën (dikush) është i kënaqur për diçka që ka ndodhur, gëzohet; fërkon duart. Nën *hundën e mjekrën (e dikujt). Nuk ka mjekër për hoxhë katundi (dikush) mospërf. shih nuk ka mjekër për Qabe (dikush) mospërf. Nuk ka mjekër për Qabe. 1. (dikush). mospërf. Nuk është i zoti për një punë, nuk e bën dot, s’ia thotë; nuk ka ndër mend të bëjë diçka. 2. (diçka). Nuk është ashtu si duhet; nuk pritet të ndodhë diçka. (U zunë) për mjekrën e qoses u zunë për diçka të paqenë, u zunë fare kot; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për një lëkurë lepuri; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Kur të qethin mjekrën e krosit shih kur t’i bëhet mjekra qoses shak. Të rruan mjekrën (dikush). 1. T’i merr të gjitha, të zhvat; bën ç’do me dikë. 2. Të heq të drejtat a pushtetin që i ke dhënë; nuk të përfill e nuk të pyet më. Tjetrit i digjet mjekra e ti kërkon të ndezësh cigaren tjetri ka halle të mëdha, kurse ti e shqetëson për punë të vogla a për të mbaruar punën tënde, nuk është mirë që nuk je i kujdesshëm a prekatar me tjetrin që është në hall, por shikon interesin tënd; Stambolli digjet e kurva krihet përb. vulg. Të vë *plak e të rruan mjekrën (dikush). Të vë *prift e të rruan mjekrën (dikush).
MJEKËRBÓRË mb. Që i ka qimet e mjekrës të bardha si bora; mjekërbardhë. Iku plaku mjekërborë.✱Sin.: mjekërbardhë, mjekërthinjur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRBÚTË mb. 1. Që e ka pjesën e poshtme të fytyrës të rrumbullakët e të butë (zakonisht për gratë). Moj e mira mjekërbutë, breg më breg kërcen si sutë! (kr. pop.)2. Që i ka qime…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRCJÁP mb., tall. Që e ka mjekrën të gjatë, të rrallë e me majë si të cjapit. Aktor mjekërcjap. Gallof mjekërcjap. Prift (hoxhë) mjekërcjap.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËR/CJÁP,~I m. sh. ~CJÉP, ~CJÉPTË Burrë a djalë që e ka mjekrën si cjap. Si e kishte emrin ky mjekërcjapi? I biri i mjekërcjapit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRKÚQ mb. Që i ka qimet e mjekrës në ngjyrë të kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRMÁDH mb. m. Që ka mjekër të madhe. Kapiteni mjerkërmadh i anijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRPÓP mb. Mjekërprift.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRQÉN mb., keq. Që e ka mjekrën si qen. Veziri mjekërqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRZÍ mb. Që i ka qimet e mjekrës të zeza. Burrë mjekërzi. Shofer mjekërzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKËRZÍ,~U m. sh. ~NJ,~NJTË Burrë a djalë me mjekër të zezë. Pirati famëkeq njihej si Mjekërziu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë