Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist me arsim të lartë në fushën e mjekësisë, doktor. Mjek kirurg (psikiatër, neurolog, gjinekolog, pediatër, okulist). Mjeku i dhëmbëve (bised.) dentist, stomatolog. Mjeku i syve (bised.) okulist. Mjek për fëmijë (bised.) pediatër. Mjeku i zemrës (bised.) kardiolog. Mjeku i kafshëve (bised.) veteriner. Mjek për sëmundje të brendshme. Mjek ushtarak. Mjek ligjor (drejt.). Mjeku i rojës. Mjeku i ndërmarrjes (i shkollës). Dhoma e mjekut. Ku hyn dielli nuk hyn mjeku. (fj. u.).
MJÉK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste me arsim të lartë në fushën e mjekësisë, doktoreshë. Mjekja e lagjes. Kreu studimet për mjeke.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKÍ,~A f. zakon. sh. ~, ~TË bised. Mjetet e mënyrat e ndryshme të mjekimit, mjekimet; mjekje.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mjekoj dikë a diçka ose kur mjekohem. Mjekimi i syve (i veshëve). Mjekimi i plagëve. Mjekimi i të sëmurëve. Qendra e mjekimit.2. bised. Bari…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉKJE,~T f. vet. sh. Mjekim me mjete e barna popullore, prime. Mjekje të ndryshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbikëqyr një njeri ose një kafshë të sëmurë dhe i jap ndihmën e nevojshme me barna e me mjete të tjera për ta shëruar. Mjekojnë me kujdes të sëmurë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Ophidion barbatum, Ophidion rochei) Lloj peshku detar në formën e gjarprit, me gojë të madhe si të çarë, me sy të mëdhenj dhe trup ngjyrë gri …
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që mjekon me barna popullore, mjekës; mjek.2. Magjistar.✱Sin.: mjekës, mjek, magjistar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEKÚAR (i, e) mb. Që është mjekuar, që ka marrë mjekim; kund. i pamjekuar. Person i mjekuar prej vitesh nga reumatizma. Plagë e mjekuar me kujdes.✱Sin.: i kuruar, i mëngjisur, i t…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekër të dalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉKËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. Ai që mjekonte njerëzit duke përdorur barëra e prime sipas përvojës së fituar në jetë, mjek popullor; mjek. Mjekës popullor. Mjekës pa shkollë. Mjekës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë