Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJEGULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e hollë; mjegull. Mot me mjegullinë. Ditë me mjegullinë. Mjegullina e borës.
2. Kohë a mot me mjegull. Parashikohet mjegullinë në zonat luginore.
3. fig. Paqartësi, mjegulli. Në mjegullinë e frikës. Shpërndan çdo mjegullinë dyshimesh. Mjegullina ua mbuloi arsyetimin.
✱Sin.: mjegull, mjegulli, paqartësi, turbullim.
MJÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍ,~A f. sh. ~RA, ~RAT 1. Kohë a mot i turbullt si me mjegull; gjysmerrësirë. E shoh si nëpër mjegulli nuk e shquaj mirë.2. fig. Situatë a gjendje e paqartë ose e pakuptuesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mjegulloj ose kur mjegullohet diçka; kund. çmjegullim. Ndjeu mjegullimin e syve. Është një mjegullim i qëllimshëm i problemit.2. Diçka e …
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kohë a mot me mjegull. Ditë me mjegullimë.2. fig. Mjegullim, mjegullinë. Hareja ishte e mbështjellë me mjegullimën e qytetit. Këto kujtime janë mje…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e dendur, mjegullnajë. Në mes të mjegullishtës së tymit të duhanit.2. fig. Gjendje e turbullt, situatë e mjegullt, mjegulli, mjegullinë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mjegullt. E ka maskuar dhe bërë disi të mjegullishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÍSUR (i, e) mb. I mjegulluar, i mjegullt. Kishte një shikim të mjegullisur. E sheh jetën e tyre me sytë e mjegullisur të dikujt tjetër. Mbështjell me një imagjinatë të mjeg…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e madhe, mjegull e dendur që shtrihet në një hapësirë të gjerë. Mjegullnaja e dendur. Humbi (u zhduk) nëpër mjegullnajë.2. astr. Grumbull …
Shfaq përkufizimin e plotë →►MJEGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nis të bjerë mjegulla, mbulohet nga mjegulla, zhytet në mjegull (për një vend); kund. çmjegullohet. Mjegullohet qyteti. Mje…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbuloj a vesh me mjegull; vesh me një perde si mjegull, që pengon shikimin; kund. çmjegullim. Avulli (fryma) mjegulloi xhamin. Tymrat e mjegullu…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÓR,~E mb. 1. Që është mbuluar me mjegull, që është zhytur në mjegull; që ka mjegull. Ditë (natë) mjegullore. Luginë mjegullore. Vise mjegullore. Det mjegullor. Mirazh mjegul…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mot plot me mjegull.2. fig. Situatë e errtë dhe e paqartë, mjegullinë. E bëri të zgjohej nga mjegullsira e hutimit. Shqetësohet se ku po shkon ven…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJÉGULLT (i, e) mb. 1. Që është i veshur me mjegull, që ka mjegull; i mjegulluar. Kohë (ditë) e mjegullt. Qiell i mjegullt. Mëngjes i mjegullt.2. fig. Që është i paqartë, i errët e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka mbuluar mjegulla, që ka mjegull; i mjegullt. Greminë e mjegulluar. Male të mjegulluara. U ngjit deri në lartësitë e mjegulluara.2. Që është veshur …
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÚES,~E mb. Që krijon mjegull. Spërkatës mjegullues. Shihedhësa mjegullues. Frazeologji mjegulluese. Është vetëm zhurmim mjegullues.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLÚESHËM ndajf. Në mënyrë të turbullt e të paqartë, në mënyrë të mjegullt, (fig.) si nëpër mjegull. Iu kujtua diçka mjegullueshëm. E mbaj mend mjegullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLZÍM,~I m., tek. Kthimi i një lëngu a ilaçi të lëngët në formë mjegulle. Solucioni përhapet me një pompë të pajisur me mjegullzim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MJEGULLZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek., pës., vet. v. III e MJEGULLZÓN.
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR tek., kal., vet. v. III E kthen një lëng a ilaç të lëngët në formë mjegulle (për një pajisje a aparat të posaçëm për këtë gjë).
Shfaq përkufizimin e plotë →MJEGULLZÚES,~E mb., tek. Që shërben për të kthyer një lëng a ilaç të lëngët në formë mjegulle. Aparat mjegullzues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë