Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MJÉD/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Rubus idaeus) Shkurre deri një metër e lartë, me kërcell zakonisht me gjemba të hollë, që lidh kokrra të kuqe, të ëmbla e me erë të mirë, të ngjashme me ato të manaferrës. Sipërfaqet me mjedra.
2. Fryti i kësaj shkurreje. Mbledh mjedra me familjen. Mjedër e kuqe. Mjedër e egër. Kokrra mjedre. Lëng (shurup) mjedre.
3. si mb. Që ka ngjyrë të kuqe të mbyllur, si kokrrat e pjekura të kësaj shkurreje. Ngjyrë mjedër. Sin.: mjedhër, mider, mithër, malinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë