Fjalori
MJALTËZ

MJÁLTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Bletë. Erdhën mjaltëzat grumbuj-grumbuj.


Rezultate të ngjashme

MJÁLT/Ë,~I m. 1. Lëng i trashë e shumë i ëmbël, zakonisht në ngjyrë të qelibarit, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim. Mjaltë i pavënë në zjarr (i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËDHË́́NËS,~E mb. 1. Që ka nektar, mjaltës (për bimët). Bimë mjaltëdhënëse.2. Që bën shumë mjaltë, mjaltës (për bletët).3. Që është i përshtatshëm për të kullotur bletët (për n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËRÍM,~I m. Veprimi dhe gjendja kur mjaltëroj ose kur mjaltërohet diçka, mjaltësim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MJALTËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr ëmbëlsinë e mjaltit; bëhet i ëmbël si mjalti; mjaltësohet.2. pës. e MJALTËRÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E ëmbëlsoj me mjaltë, mjaltësoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËRÚAR (i, e) mb. Që është ëmbëlsuar me mjaltë, që është mjaltëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJÁLTËS,~E mb. 1. Që përmban nektar, me të cilin bletët bëjnë mjaltin; mjaltëdhënës. Bimë (shkurre) mjaltëse. Dru mjaltës.2. Që bën shumë mjaltë. Bletë mjaltëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËSÍM,~I m. 1. Ëmbëlsim me mjaltë.2. Të bërët i ëmbël si mjalti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MJALTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr ëmbëlsinë e mjaltit; bëhet i ëmbël si mjalti.2. pës. e MJALTËSÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJALTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E ëmbëlsoj me mjaltë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.