Fjalori
MJAFT

MJAFT ndajf. 1. sasinë a në nivelinduhet për të përmbushur një nevojë, një kërkesë ose një dëshirë, aq sa duhet; në një masë mesatare, deri në një farë shkalle; në një shkallëkënaqshme, deri aty ku duhet. Ka rënë shi mjaft dhe i ka vlejtur tokës sa s’ka. Mjaft fole! Mjaft hëngre! Mjaft mori. Mjaft e ndihmuam! Mjaft i ka edhe këto. Mjaft më! a) pusho, mos fol!; b) nuk durohet dot më.
2. bised. mënyrëndjeshme a të dukshme, në nivelkonsiderueshëm, jo pak, shumë. Mjaft i bukur (i shkathët). Mjaft i ri (i vjetër). Mjaft i vështirë. Mjaft mirë (keq). Lexon (mëson) mjaft. Ka përfituar mjaft. U tall mjaft me të. Vapa i lodhi mjaft. Kishte mjaft njerëz. Erdhën mjaft vetë. Është mjaft i lëvizshëm. Dukej mjaft i mërzitur. Jam mjaft i gëzuar që të pashë. Harxhoi mjaft para. Mbetën mjaft punë për të bërë.
3. Përdoret për të treguar nivelin më të ulët a sasinë më të vogëlnevojitet për t’u bërë diçka ose kushtin që është i mjaftueshëm për t’u kryer veprimi. - Po presim edhe ca, mjaft që të vijë. -Thuajua përsëri, mjaft që ta kuptojnë. - Jepi ç’të kërkojë, mjaft që ai të jetë i kënaqur.
Sin.: mjaftueshëm, boll, bajagi, goxha, bukur, sado, aq, eh, shumë.


Rezultate të ngjashme

MJAFTÍ,~A f. Të qenët mjaft, mjaftësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFTÍM,~I m. Të qenët në nivel të kënaqshëm, në një masë që mjafton, mjaftësi. Me mjaftim e dhuroi jetën për të drejtën, të vërtetën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MJAFT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Më mjaftojnë kaq, kënaqem me kaq, e kam mjaft edhe kaq. Mjaftohem me pak. Mjaftohen me ato që u japin. Nuk mjaftohen me ato që kanë mësuar.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Është mjaft për të plotësuar nevojat a kërkesat, është i mjaftueshëm, është aq sa duhet; del, arrin. I mjafton buka (uji). Na mjafto…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFTUESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i mjaftueshëm. Mjaftueshmëri të burimeve energjetike.2. Sasi e mjaftueshme e diçkaje. Nuk dua të pasurohem, kam mjaftueshmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mjafton për të përmbushur nevojat ose kërkesat; që është aq sa duhet; që del, që arrin. Sasi e mjaftueshme. Ushqime të mjaftueshme. Njohuri të mjaf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFTÚESHËM ndajf. 1. Në masën e duhur, në mënyrë të mjaftueshme, aq sa duhet; mjaft, boll. Foli mjaftueshëm. Ka para (kohë) mjaftueshëm. Moti është ngrohur mjaftueshëm. I motivoi …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJÁFTË (i, e) mb. Që mjafton, i mjaftueshëm. Ujë i mjaftë. Ka largësi të mjaftë midis dy gjërave. Të ardhura të mjafta. Kishte pasur kohë të mjaftë për t’i bërë gjërat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJÁFT/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mjafton, i mjaftueshëm, i mjaftë. Nuk ka punëtorë të mjaftëm për punë publike.Sin.: i mjaftueshëm, i mjaftë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MJAFTËSÍ,~A f. Veprim që kryhet në masën e duhur, ngjarje që zgjat aq sa mjafton, diçka që ndodh në masën e mjaftueshme, të qenët i mjaftë. Diçka e mbaruar me mjaftësi e kënaqësi. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.