Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIZOGÁM,~E mb. 1. Që e urren martesën. Njeri mizogam. Është mizogam. Mbeti mizogam.2. Që shpreh a përmban urrejtje për martesën. Fjalim mizogam.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZOGAMÍ,~A f. Urrejtje për martesën. Ngjarja e mizogamisë në roman.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZOGAMÍK,~E mb. Mizogamist.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZOGJÉN,~E mb. 1. vet. m. Që i urren a i përbuz femrat, përçmues e paragjykues ndaj grave duke besuar se janë inferiore ndaj burrave (për meshkujt). Mendja e burrave mizogjen. Ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZOGJINÍ,~A f. Urrejtje a përbuzje për gratë dhe vajzat; besimi se femrat janë natyrshëm inferiore ndaj meshkujve. Shkarkimi i tij erdhi pas akuzave për mizogjini.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZOLOGJÍ,~A f. Urrejtje për njohurinë, arsyen apo argumentet e arsyetuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZÓR,~E mb. 1. Që sillet në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme me njerëzit, që kënaqet kur i bën të tjerët të vuajnë, zemërgur; i pashpirt; që është veçori e një njeriu të til…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri shumë i egër e i pamëshirshëm, njeri i pashpirt, vrasës e gjakatar; barbar, tiran. Mizorët nazistë (fashistë). Sjellje prej mizori. Shpirt mizori.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë e egër dhe e pamëshirshme, femër e pashpirt, vrasëse, gjakatare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIZORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët mizor; qëndrim a sjellje prej mizori; egërsi, barbari. Sillej me mizori.2. Punë a vepër mizore; kërdi. Mizoritë e armiqve.✱Sin.: egërsi, barbari…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë