Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MITURÁK,~E mb. 1. Që është në moshë të vogël, i mitur, i njomë. Djalë miturak. Vajzë miturake. Moshë miturake. Zog miturak.
2. Që është i pazhvilluar plotësisht, si prej një fëmije të vogël; si prej të mituri. Me trup (me shtat) miturak. Me pamje miturake. Me sy miturake.
3. fig. Që lidhet me moshën e fëmijërisë, që i përket kësaj moshe; i padjallëzuar, i çiltër e i thjeshtë; që është karakteristik për një të mitur, miturishte. Lodra miturake. Këngë (vjersha, valle) miturake. Buzëqeshje miturake. Ëndërr miturake. Gëzim (shqetësim) miturak. Çiltëri miturake. Mendje miturake. Arsyetim miturak.
MITURÁK,~E mb. 1. Që është në moshë të vogël, i mitur, i njomë. Djalë miturak. Vajzë miturake. Moshë miturake. Zog miturak.2. Që është i pazhvilluar plotësisht, si prej një fëmije …
Shfaq përkufizimin e plotë →MITURÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i mitur, vogëlush në moshë të vogël. Lodrat e miturakëve. Zëri i miturakut. Gëzohej si një miturak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë