Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MITRALÓZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Armë zjarri automatike e fuqishme, me shumë fishekë të vendosur në një shirit ose në një disk, e cila zakonisht mbështetet në dy këmbëza. Mitraloz i lehtë (i rëndë). Mitraloz dore. Mitraloz kundërajror. Mitraloz me një tytë (me shumë tyta). Shtrati i mitralozit. Mburoja e mitralozit. Çerdhja e mitralozit. Krisma (kërkëllima) e mitralozit. Qitje me mitraloz. Gjuaj (shtie, qëlloj) me mitraloz.
2. bised., keq. Njeri që flet shumë dhe kot, njeri të cilit nuk i pushon goja.
MITRALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. Përdorim i mitralozit kundër dikujt a kundër diçkaje; veprimi kur mitraloj dikë a diçka ose kur mitralohem. Mitralim nga aeroplani. Avioni pati de…
Shfaq përkufizimin e plotë →MITRALJÉR,~E mb. Që është i përgatitur për të përdorur mitralozin; që lufton me mitraloz. Një nënrepart i batalionit mitraljer. Kompania mitraljere.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITRALJÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. Ushtarak i përgatitur për të shtënë me mitraloz; ai që lufton me mitraloz. Mitraljeri i skuadrës (i kompanisë). Mitraljer kundërajror. Ushtar me d…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MITRAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR usht., pës. e MITRALÓJ. Çdo vend i dyshimtë u mitralua.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITRAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Qëlloj dikë a diçka me mitraloz, shtie me mitraloz. Mitraluan një bazë ushtarake. Mitralonin popullsinë (qytete e fshatra).2. fig. E godas …
Shfaq përkufizimin e plotë →MITRALÚAR (i, e) mb. 1. usht. Që është qëlluar me mitraloz, që është mitraluar. Lagje e mitraluar.2. fig. Që është sulmuar pareshtur me kritika, që është mbajtur nën sulme të vazhd…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë