Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MITOLOGJIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kthimi në mit i dikujt apo i diçkaje; trajtimi si mit; kund. çmitologjizim. Në mënyrë të veçantë vepron mitologjizimi.
MITOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e miteve që i përkasin një populli, një fisi, një grupi a një tradite të veçantë fetare ose kulturore. Mitologjia ilire. Mitologjia greke (rom…
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë a që lidhet me mitologjinë, që i përket mitologjisë, i mitologjisë; që ka karakter mitik. Figurë mitologjike. Tregime mitologjike. Shpjegim mitologj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJIKÍSHT ndajf. Në aspektin mitologjik; sipas mitologjisë. Meduza mitologjikisht kthen në gur çdo njeri që e shikon drejt e në sy.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MITOLOGJIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Kthehet në mit. Historia nuk duhet të mitologjizohet.2. pës. e MITOLOGJIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kthej në mit dikë a diçka; kund. çmitologjizoj. Shkrimtari ka mitologjizuar vjeshtën dhe shiun.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJIZÚAR (i, e) mb. Që është kthyer në mit, që është trajtuar si mit, që është mitologjizuar; kund. i çmitologjizuar. Fitorja e tij ka qenë shumë e mitologjizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJIZÚES,~E mb. Që e kthen në mit dikë a diçka; që e trajton si mit; kund. çmitologjizues. Letërsi mitologjizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITOLOGJÍZ/ËM,~MI m. Tërësia e miteve; të pasurit karakter mitik. Poezia e tij shfrytëzon mitologjizmin. Rrymë letrare që karakterizohet nga mitologjizmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë