Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MITÍN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Mbledhje e gjerë, zakonisht në shesh të hapur, ku marrin pjesë një numër i madh njerëzish dhe ku mbahen fjalime, përkujtohet dikush a diçka, flitet për çështje të mëdha me karakter politik, shoqëror etj. Miting i madh (i gjerë, popullor, madhështor). Një miting spontan. Miting i përmortshëm. Miting proteste. Sheshi i mitingjeve. Dolën në miting. Zhvillohen mitingje.
MITINGÁSH,~E mb. Që është e mbushur plot me mitingje. Fushatë mitingashe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITINGÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkon rregullisht nëpër mitingjet e një partie a organizate politike si mbështetës i fortë i saj. Nuk është mitingash. Mitingashët e partive polit…
Shfaq përkufizimin e plotë →MITINGÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë rregullisht nëpër mitingjet e një partie a organizate politike si mbështetëse e fortë e saj. Një mitingashe foli në televizion.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë