Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [MINTÁN,~I m. sh. ~E, ~ET] 1. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngë që kopsitet përpara. Veshi mitanin e leshtë. Mban mitan të zi (të bardhë, të kuq). Po qëndiste një mitan. Ka mitan nusesh (grash, burrash).
2. Këmishë e thjeshtë prej pëlhure të bardhë.
3. Xhaketë doku e mbushur me pambuk, pambukore.
✱Sin.: jelek, këmishë, pambukore, xhaketë.
MITÁK,~E mb. Që nuk rritet nga nëntoka, por del nga një pjesë tjetër e bimës, p.sh. nga kërcelli, nga dega ose nga gjethja (për rrënjët, për sythet). Bimët që shtohen me anë të cop…
Shfaq përkufizimin e plotë →MITÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Rrënjë mitake ose syth mitak. Pas daljes së rrënjës kryesore, edhe mitaket pësojnë degëzime të njëpasnjëshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MITÁR,~E mb. 1. I mitur. Foshnjë mitare. Moshë mitare.2. I zbutur që i vogël, i mësuar (për kafshët e shpendët). Dele mitare. Thëllëzë mitare.3. Që e ka një i mitur, prej të mituri…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë