Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MISTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë a që lidhet me misticizmin, i misticizmit. Besim mistik.
2. Që ka misticizëm, që ndjek misticizmin. Shkrimtar (poet) mistik. Vepër mistike. Mjedis mistik. 3. Që të krijon një ndjesi të misterit shpirtëror; tepër misterioz. Ishte një krijesë mistike. Kishte diçka mistike në shkëlqimin e oqeanit.
MISTÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që beson në misticizëm, ai që praktikon misticizmin. Mistiku që ndikoi aq shumë te shkrimtari.
MISTÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ithtare e misticizmit. Mistikja që parashikoi fatkeqësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTIKOFETÁR,~E mb. Që ka karakter mistik dhe fetar në të njëjtën kohë. Mendim mistikofetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTÍK/Ë,~A f. Diçka me karakter mistik, diçka mistike; misticizëm. Mistika gjithnjë ka qenë një frymëzim për shkrimtarët. Ai ka folur lidhur me fenë dhe mistikën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë