Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MISTERIÓZ,~E mb. 1. Që është i panjohur, që përmban diçka shumë të fshehtë, që fsheh një mister, që nuk mund të kuptohet ose që kuptohet me vështirësi të madhe; që bëhet në fshehtësi të madhe; shumë i fshehtë (për diçka). Çështje misterioze. Letër misterioze. Ngjarje misterioze. Në rrethana misterioze. Zë misterioz. Qëndrim misterioz. Sjellje misterioze. Veprime misterioze. Forcë misterioze. Dukuri misterioze.
2. Që mban në vetvete shumë gjëra të fshehta, që nuk tregon për prejardhjen e për lidhjet e tij ose për punët e detyrat që kryen; i fshehtë e i pakuptueshëm nga të tjerët. Njeri (tip) misterioz.
MISTERIOZÍSHT ndajf. Në mënyrë shumë të fshehtë e të pakuptueshme, në mënyrë misterioze. Dy të njohur të vjetër bisedojnë disi misteriozisht. Arriti (u zhduk) misteriozisht. U vra …
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTERIOZITÉT,~I m. Të qenët misterioz, mistershmëri. Misterioziteti i jetës së saj po ngjall dyshim tek njerëzit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTÉR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë; diçka që nuk kuptohet a mezi kuptohet, diçka e errët dhe e pashpjegueshme; fshehtësi, e fshehtë. Ajo çështje ishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTERSHMËRÍ,~A f. Të qenët i mistershëm. Ishte i magjepsur nga mistershmëria e natyrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISTÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Misterioz. Ngjarje (vrasje) e mistershme. Vend (mal, pyll) i mistershëm. Shtëpi e mistershme. Njeri i mistershëm. Zë i mistershëm. Kalërim i mistershëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë