Fjalori
MISTER

MISTÉR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë; diçka që nuk kuptohet a mezi kuptohet, diçka e errët dhe e pashpjegueshme; fshehtësi, e fshehtë. Ajo çështje ishte një mister i madh (i vërtetë). Zbuloj misteret e natyrës. Këtu ka (fshihet) një mister. Jetën e tij e mbulonte një mister. Mbeti mister nuk u zbulua. Është rrethuar me një mister. Kyçi i misterit çelësi i së fshehtës.
2. fet. Rit fetar i fshehtë, që bëhej në Greqinë e në Romën e vjetër dhevendet e lashtaLindjes për nder të një perëndie, duke marrë pjesë vetëm priftërinjtë; ceremoni fetare e mbyllur.
3. let. Dramë fetare në mesjetën e vonë, në të cilën trajtoheshin tema nga bibla, të ndërthurura me skena komike nga jeta e përditshme.


Rezultate të ngjashme

MISTERIÓZ,~E mb. 1. Që është i panjohur, që përmban diçka shumë të fshehtë, që fsheh një mister, që nuk mund të kuptohet ose që kuptohet me vështirësi të madhe; që bëhet në fshehtë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MISTERIOZÍSHT ndajf. Në mënyrë shumë të fshehtë e të pakuptueshme, në mënyrë misterioze. Dy të njohur të vjetër bisedojnë disi misteriozisht. Arriti (u zhduk) misteriozisht. U vra …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MISTERIOZITÉT,~I m. Të qenët misterioz, mistershmëri. Misterioziteti i jetës së saj po ngjall dyshim tek njerëzit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MISTERSHMËRÍ,~A f. Të qenët i mistershëm. Ishte i magjepsur nga mistershmëria e natyrës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MISTÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Misterioz. Ngjarje (vrasje) e mistershme. Vend (mal, pyll) i mistershëm. Shtëpi e mistershme. Njeri i mistershëm. Zë i mistershëm. Kalërim i mistershëm…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.