Fjalori
MISIONAR

MISIONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Pjesëtar i një misioni fetar. Misionar i kishës ortodokse (katolike, ungjillore). Shkollat e misionarëve. Misionarët përhapnin fenë e krishterë.
2. Ai që ngarkohet me detyrëposaçme për të përhapur një ideologji, një doktrinë etj. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë.

MISIONAR

MISIONÁR,~E mb. lidhet me misionin, që i takon misionit, i misionit. Detyrë me karakter misionar. Merrej me punë misionare. Ofrojnë shërbime sociale e misionare.


Rezultate të ngjashme

MISIONÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Pjesëtare e një misioni fetar. Misionaret katolike (ortodokse, protestante, ungjillore).2. Ajo që ngarkohet me detyrë të posaçme për të përhap…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MISIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Detyrë speciale e rëndësishme, me nivel të lartë vështirësie, që i ngarkohet një personi a një grupi njerëzish për ta kryer, veçanërisht që përfsh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.