Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MISHËRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mishëron diçka. U transformua në mishëruese të një bote me kulturë dhe dije. Është mishëruesja e frymës së ndryshimit.
MISHËRÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mishëron diçka. Është mishëruesi tipik i njeriut të përkushtuar. Mishëruesi më i denjë i humanizmit.
MISHËRÍM,~I m. Shprehja a pasqyrimi i diçkaje në formë konkrete; paraqitja në formë materiale, trupëzim; pasqyrim; kund. çmishërim. Mishërimi i ideve të autorit te personazhet e ro…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MISHËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr trajtë konkrete, shfaqet si diçka e gjallë e materiale; gjen shprehje sendore; trupëzohet. Tek ajo mishërohej bashkësho…
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpreh diçka në trajtë konkrete, e jap si të gjallë e materiale; e shpreh si diçka sendore; e vë në jetë, e trupëzoj; e pasqyroj; kund. çmishëroj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËRÚAR (i, e) mb. Që mishërohet; që është mishëruar. Engjëll i mishëruar në trajtë kafshe. Fitorja e mishëruar në veprën e autorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËRÚES,~E mb. Që mishëron diçka. Figurë mbrojtëse dhe mishëruese e fuqisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËRÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mishëron diçka. Është mishëruesi tipik i njeriut të përkushtuar. Mishëruesi më i denjë i humanizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të marrë trajtë konkrete, që mund të mishërohet. Interesa të mishërueshme. Ide të mishërueshme në personazhin e peshkatarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MISHËRÚESHËM ndajf. Duke marrë trajtë konkrete, duke i dhënë formë konkrete, në mënyrë të mishërueshme. Performacën e ilustruan mishërueshëm me tingujt e flautit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë