Fjalori
MIROJ

MIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj birë me trapan, me turjelë, me fëndyell etj.; biroj.
Sin.: biroj, shpoj, shporoj, vrimoj, brimoj, zhbiroj.


Rezultate të ngjashme

MÍRO,~JA f., fet. Vaji i shenjtë me të cilin prifti lyen një besimtar në shenjë shenjtërimi; vaj i bekuar, krezmë. I lyente prifti me miro. Miro e shenjtë përzierje me vaj, dyllë, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MIR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shpohet, birohet.2. pës. e MIRÓJ.Sin.: birohet, shpohet, vrimohet, brimohet, zhbirohet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRÓSI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E bëj më mirë, përmirësoj, mirësoj. Miros shtëpinë. Miros tokën (arën) me pleh.2. Pajtoj dy vetë a dy palë.Sin.: përmirësoj, mirësoj, pajtoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRÓSII vep., ~A, ~UR fet., kal. Lyej me vaj të shenjtë një besimtar në një ceremoni të fesë së krishterë ose judaike, zakonisht duke i bërë një shenjë në ballë ose duke i derdhur …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MIRÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bëhem më mirë nga gjendja ekonomike, përmirësohem, mirësohem; e rregulloj punën, e vë në rrugë të mbarë. U miros vendi. U miros me ma…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MIRÓS/EMII jovep., ~A (u), ~UR pës. e MIRÓSII.Sin.: vajosem, krezmohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRÓSJ/E,~AI f., bised. Përmirësim, mirësim. Mirosja e vendit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÍRÓSJ/E,~AII f., fet. 1. Lyerje me vaj të bekuar e një besimtari të krishterë në shenjë shenjtërimi, vajosje.2. Ceremonia e lyerjes së besimtarëve me miro nga prifti, vajosje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRÓSUR (i, e) mb. Që është mirosur, i vajosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIROXHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Demiroxhak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.