Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËTRAJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Sillem mirë me dikë, e mbaj mirë, e trajtoj mirë (një njeri, kafshë etj.); kund. keqtrajtoj. Mësuesi i mirëtrajtonte të gjithë. I mirëtrajtuan robërit e luftës.
2. E shtjelloj ose e trajtoj mirë një çështje. Nuk kupton asgjë, asnjë vepër nuk e mirëtrajton.
3. mjek. I siguroj kujdesin dhe ndihmën e duhur, i jap atë që i nevojitet. Mjekët mirëtrajtojnë pacientët në spital. Krem që i jep butësi lëkurës dhe e mirëtrajton atë.
MIRËTRAJTÍM,~I m. Trajtim i mirë që i bëhet dikujt ose diçkaje. Përpiqet shumë për mirëtrajtimin e punëtorëve. Në kulturën e tyre ka shumë norma që imponojnë mirëtrajtimin e fiseve…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MIRËTRAJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MIRËTRAJTÓJ. U mirëprit dhe u mirëtrajtua në familjen e tyre. Kërkojmë që ankesa të mirëtrajtohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËTRAJTÚAR (i, e) mb. Që është mirëtrajtuar. Pacient i mirëtrajtuar. Tokë bujqësore e mirëtrajtuar. Temë e njohur dhe e mirëtrajtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë