Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E bëj më mirë nga ç’ishte, e përmirësoj; kund. çmirësoj. Përtërijmë dhe mirësojmë atë që na kanë lënë prindërit. Mirëson tokën. E mirësoi punën. Vepron për të mirësuar botën. Mirëson kushtet e punës. Mirësoj racën (e një kafshe). E mirësuan aplikacionin telefonik.
2. I bëj të mira dikujt, e mbush me të mira. E mirësoi vendin (shtëpinë).
MIRËSÚES,~E mb. Që mirëson dikë ose diçka, që e bën më të mirë, që e përmirëson. Dalloj elementët mirësues të shoqërisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mirëson diçka, përmirësues. Mirësues i gabimeve.2. Ai që të mbush me të mira, mirëbërës. Mirësues i përhershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë