Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËSEÁRDH/A vep., vet. kr. thj., ~UR kal. 1. I urova mirëseardhjen (dikujt. E mirëserdhi me përzemërsi. Studentët i mirëseardhën edhe rektori me dekanin. Ishin shkruar parulla për të mirëseardhur kryeministrin.
2. E pres me kënaqësi, e mirëpres. I mirëseardhi miqtë, qarkulluan kafet dhe gotat me raki.
►MIRËSEÁRDH/A (u) jovep., vet. kr. thj., ~UR 1. vetv. Mirëpritem. Kategoria e tyre nuk u mirëseardh në shoqërinë shqiptare.
2. pës. e MIRËSEÁRDHA.
MIRËSEÁRDHJ/E,~A f. Përshëndetja ose urimi që i bëhet dikujt kur vjen si mik, kur kthehet nga një udhëtim a nga një vend i largët etj. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëse…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËSEÁRDHUR (i, e) mb. Që pritet me kënaqësi, i mirëpritur. Është mik i mirëseardhur. Ju jeni të mirëseardhur këtu. Shiu është i mirëseardhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËSEGJÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Çasti a fjalët që thuhen kur i shkojmë dikujt në shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë