Fjalori
MIRËPRITJE

MIRËPRÍTJ/E,~A f., libr. Veprimi kur mirëpres dikë a diçka ose kur mirëpritem. Mirëpritje bujare. Gjeti mirëpritje kudo. E falënderoi për mirëpritjen.


Rezultate të ngjashme

MIRËPRANÚAR (i, e) mb. Që pranohet gjerësisht. Mendim i mirëpranuar. Ide e mirëpranuar. Dha një zgjidhje të mirëpranuar. Janë standarde të mirëpranuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. E pres mirë e me kënaqësi dikë, sillem me të në mënyrë të njerëzishme, e pres me gjithë zemër dhe e nderoj si mik. I mirëpret miqtë (shokët, mys…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MIRËPR/ÍTEM jovep., ~ÍTA (u), ~ÍTUR pës. e MIRËPRÉS. Kudo mirëpritej falë famës së tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËPRÍTUR (i, e) mb. 1. Që pritet me dëshirë e me kënaqësi (për dikë). Mik (mysafir) i mirëpritur. Është kurdoherë i mirëpritur te ne.2. Që pritet me dashamirësi; që pranohet ose …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËPRÍTËS,~E mb. 1. Që të pret mirë e të nderon si mik; bujar. Familje mirëpritëse. Shtëpi mirëpritëse. Njerëz mirëpritës. Vatër mirëpritëse. Banorë punëdashës dhe mirëpritës. Ven…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËPRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është mirëpritës. Është i njohur si mirëpritës. Mirëpritësit e këtij kampionati.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËPRÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është mirëpritëse. Ajo ishte njëra nga mirëpritëset e presidentes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.