Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. E pres mirë e me kënaqësi dikë, sillem me të në mënyrë të njerëzishme, e pres me gjithë zemër dhe e nderoj si mik. I mirëpret miqtë (shokët, mysafirët). E mirëpriti si motra vëllanë. Shkolla është gati për të mirëpritur nxënësit e saj.
2. E pranoj me kënaqësi e me dëshirë diçka, jap pëlqimin tim për të; e dua diçka të mirë e të dobishme dhe e pres me dëshirë. I mirëpriti pyetjet tona. E mirëpriti ftesën (lajmin, njoftimin, debatin). I mirëpret këshillat (idetë e reja, udhëzimet, qortimet, vërejtjet, kritikat). E mirëpriti kërkesën (propozimin) e dikujt për diçka. Veprën e re (romanin e ri) lexuesit e mirëpritën.
3. E inkurajoj dhe e mbështet dikë për të bërë diçka. Programi mirëpret sfidën e mjedisit të ndryshueshëm kulturor dhe shoqëror.
MIRËPRANÚAR (i, e) mb. Që pranohet gjerësisht. Mendim i mirëpranuar. Ide e mirëpranuar. Dha një zgjidhje të mirëpranuar. Janë standarde të mirëpranuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. E pres mirë e me kënaqësi dikë, sillem me të në mënyrë të njerëzishme, e pres me gjithë zemër dhe e nderoj si mik. I mirëpret miqtë (shokët, mys…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPRÍTJ/E,~A f., libr. Veprimi kur mirëpres dikë a diçka ose kur mirëpritem. Mirëpritje bujare. Gjeti mirëpritje kudo. E falënderoi për mirëpritjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPRÍTUR (i, e) mb. 1. Që pritet me dëshirë e me kënaqësi (për dikë). Mik (mysafir) i mirëpritur. Është kurdoherë i mirëpritur te ne.2. Që pritet me dashamirësi; që pranohet ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPRÍTËS,~E mb. 1. Që të pret mirë e të nderon si mik; bujar. Familje mirëpritëse. Shtëpi mirëpritëse. Njerëz mirëpritës. Vatër mirëpritëse. Banorë punëdashës dhe mirëpritës. Ven…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është mirëpritës. Është i njohur si mirëpritës. Mirëpritësit e këtij kampionati.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPRÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është mirëpritëse. Ajo ishte njëra nga mirëpritëset e presidentes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë