Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËPËRDORÍM,~I m. Përdorim i mirë i diçkaje; kund. keqpërdorim. Mirëpërdorimi dhe ruajtja e tokës. Mirëpërdorimi i fondeve publike. Mirëpërdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake.
MIRËPËRCAKTÚAR (i, e) mb. Që është përcaktuar mirë. Kritere të mirëpërcaktuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPËRDÓR vep., ~A, ~UR kal. Përdoroj a përdor mirë diçka (një aparat, një instrument etj.), duke mbajtur parasysh normat a rregullat e duhura; mirëpërdor; kund. keqpërdor. Mirëp…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MIRËPËRDÓR/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e MIRËPËRDÓR. Fondet do të mirëpërdoren. Do të mirëpërdoret liria e fjalës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPËRDOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mirëpërdor; kund. keqpërdoroj. Mirëpërdoroj telefonin.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËPËRDÓRUR (i, e) mb. Që është përdorur mirë; kund. i keqpërdorur. Buxhet i mirëpërdorur. Veçori të mirëpërdorura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë