Fjalori
MIRËMBRËMA

MIRËMBRË́MA pasth. Përdoret për të përshëndetur dikë kur takohemi me të në mbrëmje. - Mirëmbrëma, baba (nënë)! - Mirëmbrëma, miq!


Rezultate të ngjashme

►MIRËMBÁ/HET jovep., ~JT (u), ~JTUR pës., vet. v. III e MIRËMBÁJ. Disa vetura janë më të lehta për t’u mirëmbajtur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJ vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Tregoj vazhdimisht kujdes për diçka (për një makinë, për një vegël, për një ndërtesë etj.) për ta mbajtur në gjendje të mirë, për t’i zgjatur kohën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTJ/E,~A f. Veprimi kur mirëmbaj dikë a diçka ose kur mirëmbahet dikush a diçka. Mirëmbajtja e ndërtesave (e shkollave, e fabrikave). Mirëmbajtja e automjeteve. Mirëmbajtja …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTUR (i, e) mb. 1. Që është ruajtur në gjendje të mirë, që është mbajtur me kujdes (për një vegël, për një shtëpi etj.). Ndërtesë (rrugë, lulishte, makinë) e mirëmbajtur. Sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTUR,~IT (të) as. Mirëmbajtje. Të mirëmbajturit e gojës është shumë i rëndësishëm. Ka ndryshuar shumë koncepti i të mirëmbajturit të vetes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTËS,~E mb. Që mirëmban diçka; që bëhet për të mirëmbajtur diçka. Punime (shërbime) mirëmbajtëse. Kompani mirëmbajtëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mirëmban diçka. Mirëmbajtës ndërtesash. Mirëmbajtës instrumentesh. Këto punë i dinë vetëm mirëmbajtësit e parkut.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mirëmban diçka. Kërkohen disa mirëmbajtëse për hotelin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBÉTSH nj. sh. MIRËMBÉTSHI pasth. Përdoret për të përshëndetur dikë kur ndahemi me të me kuptimin “Mbetsh me shëndet! Tumirëmbetsh!”. - Mirëmbetsh e u takofshim për të mira! - …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËMBËRRÍTSH pasth. Të mbërrish shëndosh e mirë! Mirëmbërritsh në atdhe!

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.