Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËKUPTÚES,~E mb. Që mundohet të gjejë gjuhën e përbashkët me dikë, që gjen mirëkuptim për një çështje a problem. Prindërit mundohen të jenë mirëkuptues ndaj fëmijëve.
MIRËKUPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i mirëkuptueshëm. Analiza kërkon seriozitet dhe mirëkuptueshmëri. Bashkëveprojnë me mirëkuptueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të mirëkupton, që është mirëkuptues. Opinioni i atëhershëm nuk ishte aq i mirëkuptueshëm.2. Që mund të kuptohet mirë dhe drejt, që gjen mirëk…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUPTÚESHËM ndajf. Me mirëkuptim. Ky koalicion i pandershëm nuk mund të shihet mirëkuptueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUMBÚES,~E mb. Që kumbon mirë, që tingëllon mjaft të këndshëm. Fjalë mirëkumbuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUPTÍM,~I m. 1. Dëshirë apo prirje për të kuptuar mirë e drejt dikë a diçka për të marrë parasysh gjendjen e tij, vështirësitë e mundësitë që ka etj. pa paragjykime e prapamend…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MIRËKUPT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. E kuptoj drejt dikë dhe ai gjithashtu më kupton mua drejt dhe e marrim në konsideratë situatën, vështirësitë dhe mundësitë e tjetrit;…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mundohem ta kuptoj mirë e drejt dikë duke marrë parasysh gjendjen a situatën në të cilën ndodhet dhe vështirësitë a mundësitë që ka; kund. keqk…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËKUPTÚAR (i, e) mb. 1. Që e mirëkupton dikë tjetër; që mirëkuptohet nga dikush tjetër (për njerëzit). Donte të ishte i mirëkuptuar nga banorët.2. Që kuptohet mirë, i qartë (për …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë