Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËFORTIFIKÚAR (i, e) mb. 1. Që është fortifikuar mirë. Fortesë e mirëfortifikuar. Qytet i mirëfortifikuar.
2. Që është pasuruar dhe forcuar me diçka tjetër për t’i rritur forcën dhe qëndrueshmërinë. Çelik i mirëfortifikuar.
3. fig. Që është pajisur mirë me gjithçka që i nevojitet duke krijuar mbrojtje të fortë; që ka siguruar pozita të forta për të arritur qëllimet e veta. Zonë militare e mirëfortifikuar. Spitali ka një staf të mirëfortifikuar me një numër të madh mjekësh specialistë.
MIRËFÓLUR (i, e) mb. 1. Që flet me vend, në mënyrë të edukuar e të këndshme. Ai konsiderohej i mirëfolur. Ishin tregtarë profesionistë të mirëfolur. I pëlqeu personeli i mirëfolur …
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËFORTIFIKÍM,~I m. Veprimi dhe gjendja kur mirëfortifikoj ose kur mirëfortifikohet. Mirëfortifikimi i pikave strategjike të vendit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►MIRËFORTIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e MIRËFORTIFIKÓJ. Dyert brenda partisë janë mirëfortifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËFORTIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E fortifikoj mirë një ndërtesë, qytet etj. Mirëfortifikoj qytetin.2. E pasuroj dhe e forcoj me diçka tjetër për t’i rritur fuqinë dhe fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë