Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËFÍLLTAS ndajf. Në mënyrë të mirëfilltë, mirëfilli. Nuk është mirëfilltas princ. Ato i përkitnin mirëfilltas kolektivit. Bëri një përkthim mirëfilltas besnik.
MIRËFÍLLI ndajf. 1. Shumë mirë, fare mirë, me siguri, pa asnjë dyshim. E dinte mirëfilli se ashtu ishte. Më kujtohet mirëfilli. E kuptoi mirëfilli. E dëgjoi mirëfilli me veshët e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËFÍLLTAZI ndajf. Mirëfilltas. Çdo çështje do të hetohet mirëfilltazi. Merret mirëfilltazi me kërkim shkencor. Flitet mirëfilltazi për dialog të vazhdueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËFÍLLTË (i, e) mb. Që është tamam ashtu a i tillë, i vërtetë; i drejtpërdrejtë. Shkencë e mirëfilltë. Biznes i mirëfilltë. Investime të mirëfillta zhvillimi. Burim i mirëfilltë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËFILLËSÍ,~A f. Të qenët i mirëfilltë; origjinalitet. Gjithandej në tekst gjen dhe mirëfillësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë