Fjalori
MIRËDASHËS

MIRËDÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri që i do të mirën tjetrit dhe sillet ndaj tij si mik e me mirëkuptim, dashamir; kund. keqdashës. Me ndihmën e mirëdashësve. Mirëdashësit e popullit shqiptar.


Rezultate të ngjashme

MIRËDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është mirëdashëse, dashamire; kund. keqdashëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËDALLÚAR (i, e) mb. Që është dalluar mirë nga diçka tjetër. Fraza (koncepte) të mirëdalluara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MIRËDÁSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dëshirë për t’u bërë mirë të tjerëve, dashamirësi; kund. keqdashje, dashakeqësi. Tregoi mirëdashje. Gëzon (fitoi) mirëdashjen e të tjerëve. E shikon m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.