Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËBESÍM,~I m. Besimi i plotë që kemi se dikush sillet ndaj nesh në mënyrë të ndershme e të çiltër, se vepron drejt e me qëllime të mira dhe nuk na mashtron; kund. keqbesim. Mirëbesim i dyanshëm. Me mirëbesim. Forcimi i mirëbesimit. Mungesa (humbja) e mirëbesimit. Ka mirëbesim. Përfitoi nga mirëbesimi i tij. Shpërdoroi mirëbesimin e tij. Ia dha (ia la) në mirëbesim. Me mirëbesim të shenjtë. Marrëveshjet e mirëbesimit. Kërkon mirëbesim në dialogun me palën tjetër.
MIRËBES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I besoj plotësisht dikujt. Ministri i mirëbesoi aleatët e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë