Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËBË́RJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të bërët mirë dikujt; të bërët e të mirave. Mirëbërja ndaj prindërve.
2. Diçka e mirë që bëjmë për dikë. Ekzistenca e këtij libri është mirëbërja më e madhe për njerëzimin.
3. Të bërët mirë të diçkaje, situatë në të cilën e bën mirë një punë a një detyrë. Në qendër të vëmendjes u vendos mirëbërja e shërbimeve për qytetarët në fushën e arsimit. Jep mendimin e vet në lidhje me mirëbërjen e procesit zgjedhor.
MIRËBË́RËS,~E mb. 1. Që i bën mirë dikujt; që bën të mira; kund. keqbërës. U tregua mirëbërëse. Dora mirëbërëse e dikujt. Kishte natyrë mirëbërëse. Fuqia mirëbërëse e gjuhës (të fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i bën mirë dikujt; ai që bën të mira; kund. keqbërës. Emrat e mirëbërësve të mëdhenj të njerëzimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËBË́́RËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bën mirë dikujt; ajo që bën të mira; kund. keqbërës. Ishte një mirëbërëse e madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËBËRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të bërët mirë dikujt; vetia që i bën të mira dikujt; kund. keqbërësi, bakeqësi. Mirëbërësia është morali më i mirë. Nuk është vështirë të dallosh mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë