Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIRËBË́RËS,~E mb. 1. Që i bën mirë dikujt; që bën të mira; kund. keqbërës. U tregua mirëbërëse. Dora mirëbërëse e dikujt. Kishte natyrë mirëbërëse. Fuqia mirëbërëse e gjuhës (të folurit).
2. Që merret me veprimtari bamirësie për të ndihmuar njerëzit në nevojë (për një njeri, për një institucion a për një organizatë). Organizatë mirëbërëse. Institut mirëbërës. Vazhdoi misionin dhe rolin e tij mirëbërës. U krijuan shoqëri patriotike mirëbërëse.
3. Që bëhet për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve (diçka e mirë, një veprim a një aktivitet). Vepër (veprimtari) mirëbërëse. Festë (shfaqje) mirëbërëse.
MIRËBË́́RËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bën mirë dikujt; ajo që bën të mira; kund. keqbërës. Ishte një mirëbërëse e madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËBËRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të bërët mirë dikujt; vetia që i bën të mira dikujt; kund. keqbërësi, bakeqësi. Mirëbërësia është morali më i mirë. Nuk është vështirë të dallosh mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIRËBË́RJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të bërët mirë dikujt; të bërët e të mirave. Mirëbërja ndaj prindërve.2. Diçka e mirë që bëjmë për dikë. Ekzistenca e këtij libri është mirëbërja më…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë