Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MINÍST/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Anëtar i qeverisë që drejton një ministri. U emërua ministër. Ministri bëri emërimet e reja. Vjen Ministri i Mbrojtjes. Dëgjoj Ministrin e Financave. Ministër fuqiplotë (dipl.) i dërguar i jashtëzakonshëm pranë qeverisë së një vendi tjetër, i një shkalle më të ulët se ambasadori. Ministër pa portofol (dipl.) anëtar i qeverisë, që kryen një detyrë të rëndësishme në Këshillin e Ministrave, por nuk drejton ndonjë ministri. Ministër shteti (dipl.) ministër pa portofol.
2. fet. Person i ngarkuar për të kryer shërbesën e krishterë, veçanërisht në një kishë protestante; prifti në detyrë që kryen ceremoninë e krishterë: meshë, pagëzim, krezmim etj.
✱Sin: zyrtar, ambasador, diplomat, politikan, klerik, prift, pastor.
MINÍSTR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anëtare e qeverisë që drejton një ministri. Ministrja e Bujqësisë. Ministrja e Arsimit dhe e Kulturës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINISTRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT iron., tall. Ministre.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINISTRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ndarje administrative kryesore e qeverisë, që drejton veprimtarinë në një fushë të caktuar të ekonomisë, të kulturës, të mbrojtjes etj. dhe që ka në kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINISTRÓR,~E mb., zyrt. Që ka të bëjë me qeverinë ose me ministritë a me ministrat; i ministrisë ose i ministrave. Ekipi ministror. Këshilli ministror. Zyrë ministrore. Ka vepruar …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë