Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MINIMÚMI ndajf. Të paktën; më e pakta; jo më pak se (me fjalë që shënojnë sasi); kund. maksimumi. Minimumi duhet ulur vlera e biletës. I duheshin minimumi 200 euro. Një e paguan dhe minimumi katër i mban për vete. Kishte minimumi treqind vetë në sallë. Minimumi ditën e mërkurë duhet të keni dhënë një mendim.
MINIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e vogël ose shkalla më e ulët ndër të tjerat në një radhë të caktuar, madhësia minimale; caku më i ulët a më i poshtëm deri ku mund të arrijë diçka; më e pakta; kund. maksimum. Minimumi i domosdoshëm i mjeteve për të jetuar. Minimumi i njohurive. Minimumi i mundësive. Minimumi i të ardhurave (i shpenzimeve). Minimumi i kohës (i punës, i pagës). Minimumi është tri ditë. Pakësohet uji i lumit në minimum. Dha (mori) minimumin në punë. Ofron minimumin e shërbimeve. Rriten minimumet dhe maksimumet e vlerave ekstreme të temperaturave të motit. Minimum biologjik (biol.) caku më i ulët temperaturës, prej të cilit fillojnë proceset jetësore të organizmave dhe nën të nuk vazhdojnë.
2. drejt., bised. Dënimi më i vogël; kund. maksimum. I dhanë minimumin. U dënua me minimumin. Rriten në mënyrë të qartë të gjitha minimumet e dënimeve.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të ulët; kund. maksimum.
MINIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e vogël ose shkalla më e ulët ndër të tjerat në një radhë të caktuar, madhësia minimale; caku më i ulët a më i poshtëm deri ku mund…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë