Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MINIMALÍZ/ËM,~MI m. 1. art. Lëvizje artistike që thekson thjeshtimin shumë të madh në forma dhe në ngjyra, duke përdorur forma të thjeshta dhe ngjyra monokromatike bazë (në pikturë, në dizajn, në arkitekturë etj.). Minimalizmi në artin konceptual. Pikturë e frymëzuar nga minimalizmi.
2. Përdorimi i sa më pak elementeve thelbësore dhe sa më të thjeshta (në letërsi, në stilin e jetesës etj.). Minimalizmi në poezi. Përhapja e minimalizmit.
MINIMÁL,~E mb., libr. Më i vogli a më i ulëti ndër të tjerët në një shkallëzim të caktuar, i shkallës më të ulët a i cakut më të poshtëm; i vogël, i ulët e i tillë sa më s’bëhet; k…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale. Minimalja e të ardhurave (e shpenzimeve). Minimalja absolute e temperaturës. Nga minima…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍSHT ndajf. Në shkallën ose sasinë më të të vogël të mundshme, më e pakta. Të vijnë këtu dhe minimalisht të dëgjojnë. Na duhen minimalisht 20 vende.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST,~E mb. 1. Që siguron ose që ofron vetëm minimumin e asaj që nevojitet. Ndërtimi i një dhome ngrënie me një stil minimalist.2. art. Që ndjek ose që praktikon minimalizmin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT art. Ai që ndjek a praktikon minimalizmin në art. Minimalistët pëlqejnë thjeshtësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET art. Ajo që ndjek a praktikon minimalizmin në art.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMARKÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Market i vogël. Blej ushqime në minimarket.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë