Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MINIMÁL,~E mb., libr. Më i vogli a më i ulëti ndër të tjerët në një shkallëzim të caktuar, i shkallës më të ulët a i cakut më të poshtëm; i vogël, i ulët e i tillë sa më s’bëhet; kund. maksimal. Kërkesa minimale. Me mbështetje minimale. Temperatura minimale. Koha minimale e nevojshme për diçka. Çmime minimale. Kufiri minimal. Pension minimal. Paga minimale. Të ardhura minimale. Mori dënim minimal.
MINIMÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale. Minimalja e të ardhurave (e shpenzimeve). Minimalja absolute e temperaturës. Nga minima…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍSHT ndajf. Në shkallën ose sasinë më të të vogël të mundshme, më e pakta. Të vijnë këtu dhe minimalisht të dëgjojnë. Na duhen minimalisht 20 vende.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST,~E mb. 1. Që siguron ose që ofron vetëm minimumin e asaj që nevojitet. Ndërtimi i një dhome ngrënie me një stil minimalist.2. art. Që ndjek ose që praktikon minimalizmin…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT art. Ai që ndjek a praktikon minimalizmin në art. Minimalistët pëlqejnë thjeshtësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET art. Ajo që ndjek a praktikon minimalizmin në art.
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMALÍZ/ËM,~MI m. 1. art. Lëvizje artistike që thekson thjeshtimin shumë të madh në forma dhe në ngjyra, duke përdorur forma të thjeshta dhe ngjyra monokromatike bazë (në pikturë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MINIMARKÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Market i vogël. Blej ushqime në minimarket.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë