Fjalori
MINERALOGJIK

MINERALOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me mineralogjinë, që i përket mineralogjisë, i mineralogjisë. Analizë mineralogjike. Studime mineralogjike. Përbërja mineralogjike. Muzeu mineralogjik.


Rezultate të ngjashme

MINERÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mineralet; që është mineral ose që përmban mineral; xeheror. Lëndë minerale. Plehra minerale. Kripëra minerale. Shtresa minerale. Burime minerale…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, që gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqe të saj dhe përmban metale etj.; xeheror. Mine…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur mineralizoj ose kur mineralizohet diçka; kund. çmineralizim. Mineralizim i dobët. Mineralizimi i ujit. Mineralizimi i kromi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që një lëndë të fitojë cilësi minerale, shndërroj në mineral; pasuroj me mineral; ngop me kripëra minerale; kund. çmineralizoj. Mineralizon u…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALIZÚAR (i, e) mb. Që është pasuruar a ngopur me kripëra minerale, që është mineralizuar; kund. i çmineralizuar. Ujë i filtruar minimalisht i mineralizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALIZÚES,~E mb. Që e mineralizon diçka; kund. çmineralizues. Është me veti mineralizuese. Kripërat mineralizuese ushqejnë flokët e dobësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist i mineralogjisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste e mineralogjisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERALOGJÍ,~A f. 1. Degë e gjeologjisë që studion mineralet.2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj dege në shkollë. Teksti i mineralogjisë.3. bised. Teksti që për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MINERÁR,~E mb. Që ka të bëjë me mineralin ose me minierën; që përmban mineral; mineral. Zonë minerare. Industria minerare. Pus minerar. Punime minerare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.