Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Njësi e matjes së gjatësisë së rrugëve etj., e barabartë me rreth një mijë hapa (rreth një kilometër e gjysmë, sipas vendeve a shteteve). Milje detare masë gjatësie sa një e gjashtëdhjeta e gradës së mesditësit, e barabartë me 1852 metra. Milje gjeografike. Udhëtoi tri milje me këmbë. Është gjashtë milje larg.
MJEL vep., MÓLA, MJÉLË kal. 1. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin. Mjel lopën (delet, dhitë).
2. fig. Ia ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë, mallin ose pasurinë që ka; shfrytëzoj punën, mundin e pasurinë e dikujt për të nxjerrë përfitime për vete, zhvat. E moli mirë.
♦ Mjel (edhe) *morrin (dikush) iron. Mjel në *shoshë e mbledh në astragaç (dikush) iron. Mjel *shterpat (dikush) tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë